14:20, 21 Qershor 2019

Një ministër i zyrës për punë të jashtme, është suspenduar nga detyra pasi i njëjti e ka kapur një protestuese nga qafa dhe e ka shtyrë atë.

Në videon e shpërndarë nëpër rrjetet sociale, shihet qartë se si ministri Mark Field e ka përdorur forcën e tepruar ndaj aktivistes së ambientit, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Ministri Field ka kërkuar ndjesë për këtë veprim. Pavarësisht kësaj kryeministrja në largim, Theresa May, ka vendosur që ta pezullojë atë nga detyra derisa të përfundojnë të gjitha hetimet ndaj tij.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë