Ministri Bajrami viziton Bujanocin dhe Preshevën - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministri Bajrami viziton Bujanocin dhe Preshevën

NULL NULL
25/05/2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Bujanoc dhe Preshevë.

Ministri Bajrami do të ketë disa takime dhe vizita në shkolla, për të parë mundësitë e bashkëpunimit për arsimin në gjuhën shqipe në këto komuna.

Siç njoftoi MAShT, Bajrami fillimisht do të pritet në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, ku do të ketë një takim me kryetarin e Këshillit, Jonuz Musliu, e pas kësaj do të vizitojë edhe Kumunën e Bujanocit si dhe shkollën e mesme “Sezai Surroi” në këtë komunë.

Më pas, Bajrami do të vizitojë Komunën e Preshevës.

Një takim, ministri Bajrami do ta ketë edhe me dy deputetët shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi.