Ministrat shqiptarë nuk e presin kryeministrin e Serbisë në Shkup, Ratkoceri: Për konsum të brendshëm NULL NULL 08.10.2024 00:13 08.10.2024 00:13 Kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviq, ka zhvilluar një vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut ku është pritur nga homologu i tij, Hristijan Mickoski. Por, në Shkup për ta pritur nuk do të ministrat shqiptarë të RMV-së. Lidhur me këtë vizitë në Klan Kosova, foli gazetari Arben Ratkoceri. Sipas tij, ky veprim shihet si “konsum i brendshëm”. “Me zyrtarët e Serbisë takohet kryeministri Kurti, kryeministri Rama, e qeveritë e tjera të Maqedonisë së Veriut, ministra shqiptarë që kanë qenë nuk i kanë ikur takimeve”, tha ai në Edicionin Special në Klan Kosova. Ky i fundit shprehu shqetësimin edhe për mënyrën dhe organizimin se si ishte pritur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili para një muaji e kishte vizituar Shkupin. Ratkoceri deklaroi se kryeministri i Serbisë u prit shumë herë me nderime më të larta se Kurti, nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gërvalla: Kompromisi eventual për Ukrainën, recetë për luftën e ardhshme në Ballkan 09/11/2024
Kosova Osmani në 35-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit: Liria dhe uniteti triumfuan mbi ndarjen 09/11/2024
Kosova Hamza i tregon datat kur takohet me diasporën: Jeni pjesë e historisë dhe zhvillimit të Kosovës 09/11/2024