Mini film i mrekullueshëm për një ndeshje basketbolli (Video) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mini film i mrekullueshëm për një ndeshje basketbolli (Video)

NULL NULL
15/06/2015
Prodhimi që iu kushtua ndeshjes së pestë të serisë së sivjetme të finaleve të NBA, mes Warriors dhe Cavaliers, mund të jetë një mësim i mirë për gazetarët, montazhierët dhe regjisorët se si bëhet diçka e mirë, në vetëm 5 minuta, nga një ngjarje që ka përfunduar pak orë më parë

NBA ka bërë një mini film të veçantë 5 minutësh nga vetëm një ndeshje basketbolli, të hënën.

Në të ka pothuajse gjithçka që lidhet me lojën dhe emocionet që solli takimi i pestë i finaleve të sivjetme mes Golden State dhe Cleveland.

Për këtë prodhim, janë përdorur dhjetra kamera, xhirimet e të cilave janë shfrytëzuar për mrekulli, në shumë stile.

Filmi nis me atë se çfarë thonë disa të rinj që luajnë basketboll në një park të Oaklandit, qytetit prej nga vjen ekipi i Warriors. Pos tyre flasin edhe banorët, që po besojnë në ëndrrën e madhe se të preferuarit e tyre sivjet do të shpallen kampion në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Autoret sjellin pamje nga stërvitjet e të dyja klubeve dhe aksionet më të mira të ndeshjes, që i dha epërsinë Golden State 3 me 2 në serinë e finaleve.

Nuk mungojnë as komentet e trajnerëve në time out-e, pushime dhe pas ndeshjes.

dokumentari i shkurtë nuk do të ishte i veçantë, sikur të mos shfaqte ndjenja të lojtarëve humbës e fitues dhe tifozëve, në të mbaruar të takimit.

Ky mini film mund të jetë një mësim i mirë për gazetarët, montazhierët dhe regjisorët se si bëhet diçka fantastike, në vetëm 5 minuta, për një ngjarje që ka përfunduar vetëm pak orë më parë.

Mini filmin mund ta ndiqni këtu:

http://www.nba.com/playoffs/2015/finals/index.html?ls=iref:nbahpt3a