Minatorëve mund t`iu njihet e drejta e pensioneve NULL NULL 03.06.2015 13:51 03.06.2015 13:51 70 punëtorëve të Ndërmarrjes Publike Trepça, ka mundësi që tu njihet e drejta e pensioneve të parakohshme, e drejtë kjo e cila me ardhjen në fuqi të ligjit të ri për pensionet, u ndryshua. Hyrja në fuqi e ligjit të ri për pensionet ka lënë pa pensione rreth 70 ish minatorë të kombinatit Trepça, të cilët aktualisht nuk e kanë moshën 50 vjeçare dhe nuk punojnë në këtë ndërmarrje. Ata deri më 1 janar të këtij viti kanë gëzuar të drejtën e pensionit të parakohshëm, ndërsa me ligjin e ri kjo e drejtë iu është mohuar. Kryetari i Shoqatës së Minatorëve, Naser Aviu ka kërkuar nga Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, që ligji të ndryshohet dhe edhe këta ish minatorë të gëzojnë pensionet e parakohshme, transmeton Klan Kosova. Ndërsa, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka deklaruar se janë duke diskutuar me menaxhmentin e Trepçës që ligji të ndryshohet dhe edhe këta minatorë të gëzojnë të drejtën e pensionit. Përkrahje ndryshimeve u ka dhënë edhe kryetarja e komisionit, Flora Brovina. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë