Mimoza Kusari-Lila viziton Dalibor Jevticin (VIDEO) NULL NULL 20.05.2015 20:18 20.05.2015 20:18 Në fillim të këtij viti, do të ishte gati e pamundur që Mimoza Kusari Lila të shihej në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim. Por, meqë ish-ministri Aleksandër Jabllanovic u shkarkua nga pozita, kryetarja e Gjakovës nuk e pati problem që t’i vijë në konak Dalibor Jevticit. Gjatë një konference për media, ajo tha se Jabllanovic nuk duhet të ketë frikë që ta vizitojë Gjakovën, transmeton Klan Kosova. Por, kryetarja e Gjakovës tha se nuk e kanë falur atë për deklaratat e tij kundërthënëse. Nikoqiri shprehi gëzimin për një aksion të policisë që arriti ta kapë një grup hajnash që kishin vjedhur bashkëkombësit e tij në Klinë e Istog. Pikërisht në këto dy komuna të Dukagjinit, serbët duan më shumë policë nga etnia e tyre. Storie e gazetarit Besnik Tahiri. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 1 orë më parë