Mimoza Kusari - Lila në Forumin Global të Zhvillimit Lokal në Torino - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mimoza Kusari – Lila në Forumin Global të Zhvillimit Lokal në Torino

NULL NULL
15/10/2015

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila  është duke marrë pjesë në Forumin e 3-të Botëror të Zhvillimit Lokal në Torino të Italisë.

Ftesa për këtë konferencë ka ardhur nga Komuna e Torinos pasi Komuna e Gjakovës muaj më parë ka nënshkruar me Torinon marrëveshjen e bashkëpunimit tre vjeçar në fushat e ekonomisë, edukimit dhe kulturës.

Si rezultat i kësaj marrëveshje, tashmë Komuna e Gjakovës dhe Universiteti i Torinos janë duke e finalizuar Marrëveshjen për shkëmbin të studentëve nga Gjakova për të studiuar në Universitetin e Torinos dhe anasjelltas.

Sipas një komunikate për media, Kusari Lila ka filluar diskutimet me Universitetin Politecnic në Torino, për të shqyrtuar mundësitë e hapjes së programeve teknike/inxhinierike pranë Universitetit të Gjakovës, transmeton Klan Kosova.

Pjesë e bashkëpunimit në mes të Komunës dhe dy Universiteteve në Torino janë, shkëmbimet e studentëve, shkëmbimet dhe programet e përbashkëta të stafit akademik të institucioneve respektove.

Kryetarja e komunës së Gjakovës gjatë kësaj vizite po zhvillon takime me përfaqësues të agjencioneve zhvillimore lokale të rajoneve në Evropë, përfaqësues të agjecioneve për promovim të eksportit dhe prodhimit si dhe kompani të interesuara për zgjerim të prodhimit.

mimoza 1