Milwaukee Bucks triumfojnë kundër Phoenix Suns, fitojnë titullin e NBA pas 50 vjetësh (VIDEO)

Milwaukee Bucks triumfojnë kundër Phoenix Suns, fitojnë titullin e NBA pas 50 vjetësh (VIDEO)

NULL NULL
2 months më parë

Rreth 65,000 tifozë të basketbollit u mbushën me brohoritje të forta të martën në mbrëmje ndërsa Milwaukee Bucks fitoi kampionatin e tyre të parë në NBA pas 50 vjetëve.

Bucks mundën Phoenix Suns 105-98 për të fituar Finalet e NBA, katër ndeshje me dy, transmeton Klankosova.tv.

Tifozët u panë duke festuar në rrugë sapo që u konfirmua fitorja.

Giannis Antetokounmpo u emërua MVP i Finales. Ai pati një super përformancë prej 50 pikë, 14 kërcime dhe pesë goditje të bllokuara.

Ishte ndeshja e tretë kjo seri me të paktën 40 pikë dhe 10 kërcime për Antetokounmpo, një përformancë dominuese e finales debutuese që zë vendin e tij ndër më të mirët që kan luajtur në finale.