Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Milos Kerkez mund të konsiderohet lojtar i Liverpoolit

NULL NULL
24.06.2025 14:04
Foto: Sky Sports

Mbrojtësi i Bournemouthit, Milos Kerkez, mund të konsiderohet tashmë lojtar i Liverpoolit.

Kështu së paku raporton gazetari Fabrizio Romano.

Ai tha se testet mjekësore tashmë kanë përfunduar se kontrata mes klubit dhe lojtarit është nënshkruar.

Shërbimet e tij, “The Reds” i kanë paguar rreth 47 milionë euro (40 milionë funte), transmeton Klankosova.tv.

“Testet mjekësore kanë përfunduar dhe kontrata është nënshkruar me mbrojtësin e majtë që t’i bashkohet Liverpoolit për 40 milionë funte nga Bournemouth”, shkroi Romano.

Ai tha se deklarata zyrtare pritet të publikohet shumë shpejt.

Deri më tani, në këtë afat kalimtar, Liverpooli ka nënshkruar edhe me dy yjet e Leverkusenit, Florian Wirtz dhe Jeremie Frimpong. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.