Milly Alcock bëhet virale për sjelljen 'e dehur' në Golden Globes 2023 - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Milly Alcock bëhet virale për sjelljen ‘e dehur’ në Golden Globes 2023

NULL NULL
11.01.2023 18:17

Milly Alcock u argëtua në Golden Globe Awards 2023, dhe shikuesit e vunë re!

Ylli 22-vjeçar i House of the Dragons shfaqi disa sjellje simpatike në skenë me bashkë Emma D’Arcy dhe regjisorin Miguel Sapochnik të martën mbrëma.

Regjisori po e pranonte çmimin për serialin më të mirë televiziv, pasi Milly në mënyrë të dukshme vazhdoi të qeshte dhe të tregonte dhe, në një moment, të vinte gishtin në gojë.

Ajo me sa duket konfirmoi se mund të kishte qenë në qejf në Stories të saj në Instagram më vonë atë natë, duke ripostuar një foto të saj duke qeshur: “Ummmm”, shkroi ajo mbi foton qesharake.

“Milly ishte aq e dehur në Golden Globes dhe as që e fsheh. Unë po qaj !!!!”, shkroi një përdorues në Twitter.

“Milly ishte aq e dehur duke pranuar atë çmim mbrëmë dhe ndërkohë Ema ishte afër të qante, ju lutem kjo është gjëja më qesharake që kam parë ndonjëherë,” shkroi një tjetër.

lajme të ngjashme