Millosavleviq: Nesër protesta do të jetë edhe më masive NULL NULL 30.05.2023 15:31 30.05.2023 15:31 Ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zveçanit Sërgjan Millosavleviq, ka paralajmëruar se nesër protesta do të jetë edhe më masive. Millosavleviq para gazetarëve iu bëri thirrje serbëve që të jenë të qetë. “Nuk duhet të lejojmë që fati ynë të varet nga interesa të individëve. Ka kush të mendojë për të gjitha ato, ne shpresojmë që do të jemi si gjithmonë të denjë dhe të tregojmë dhe jemi të drejtë dhe dëshirojmë të jetojmë këtu”, tha ai. Ai theksoi se serbët duhet të jenë të bashkuar. “Të jemi të qetë, të bashkuar dhe në një këtë mënyrë ta tregojmë pakënaqësinë tonë me vendimet për uzurpimin e territorit tonë dhe e vënë në pikëpyetje mbijetesën tonë”, tha ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zveçanit. Ish-kryesuesi i Kuvendit të Zveçanit shtoi se ata do të protestojnë deri në lirimin dy të arrestuarve Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq, të cilët u arrestuan pas përleshjes me KFOR-in. Sërgjan Millosavleviq, theksoi se do të protestojnë po ashtu edhe deri në largimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës./ Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Eksperti britanik thotë se duket që terroristët u trajnuan me automjetet që Amerika ia dhuroi Serbisë 3 orë më parë
Kosova Kearns për kërcënimet serbe: Mosndëshkimi ngjallë përbuzje për sundimin e ligjit 18 orë më parë