Miller: Kosova e Serbia të punojnë me partnerët ndërkombëtarë, t’i rikthehen dialogut NULL NULL 27.09.2023 00:08 27.09.2023 00:08 Matthew Miller, foto nga arkiva. Matthew Miller, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, ka folur për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës. Në konferencën e rregullt për media, ai është pyetur edhe për kërkesën e Serbisë që KFOR-i të marrë përsipër sigurinë e veriut të Kosovës, raporton Klankosova.tv.. Mirëpo Miller nuk foli specifikisht për këtë çështje, duke thënë vetëm se palët duhet t’i kthehen dialogut. “Ajo që ne mendojmë se është e rëndësishme është që të gjitha palët duhet të punojnë menjëherë me partnerët ndërkombëtarë për de-eskalim të situatës dhe të garantojnë siguri dhe sundim të ligjit dhe kthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Miller. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.