Militantët islamikë vrasin 20 persona në Kongo - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Militantët islamikë vrasin 20 persona në Kongo

NULL NULL
07/08/2022

Militantët e dyshuar islamikë vranë rreth 20 njerëz në sulmet në dy fshatra në Kongon lindore gjatë fundjavës.

Kështu kanë bërë të ditur sot ushtria e atjeshme dhe një grup lokal për të drejtat e njeriut.

“Luftëtarët që besohet se janë nga Forcat Demokratike Aleate (ADF) vranë banorë dhe dogjën shtëpi në fshatrat Kandoyi dhe Bandiboli në provincën Ituri”,tha Christophe Munyanderu, koordinator i grupit lokal Konventa për Respektimin e të Drejtave të Njeriut.

Zëdhënësi i ushtrisë kongoleze në Ituri, Jules Ngongo, konfirmoi vrasjen e 20 personave dhe tha se forcat kongoleze ishin në ndjekje të sulmuesve, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

“Është shumë e vështirë për mua, kur pashë trupat, fyti i tyre ishte prerë”, tha Alice Kyanga, prindërit e së cilës ishin në mesin e të vrarëve në shtëpitë e tyre.