10:23, 20 Maj 2019

Si pasojë e një proteste të organizuar nga militantët e Shtetit Islamik, brenda një burgu të sigurisë së lartë në Taxhikistan, tre gardianë si dhe 29 të burgosur kanë humbur jetën.

Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se trazira ka ndodhur të dielën në mbrëmje në burgun e qytetit Vakhad, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Militantët e armatosur me thika fillimisht kanë vrarë tre roje të sigurisë dhe më pas pesë të burgosur të tjerë”.

Pastaj forcat e sigurisë kanë vrarë 24 militantë dhe kanë arrit që ta kthejnë sërish rendin në burgun me 1.500 persona.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë