Milionat për partitë politike - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Milionat për partitë politike

NULL NULL
17/12/2015

Partive politike parlamentare në vitin 2015 u janë ndarë 4.2 milionë euro nga buxheti i Kosovës, prej të cilave më së shumti ka marrë Partia Demokratike e Kosovës, plot 1 milion e 295 mijë euro e përcjellë nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 1 milion e 50 mijë euro. Lëvizjes “Vetëvendosje” i janë ndarë 560 mijë euro, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës 385 mijë euro, kurse “Nismës për Kosovën” 210 mijë euro. Ndërkohë, subjekti ma i madh nga komunitet joshumicë, Lista Serbe ka marrë 315 mijë, e 385 mijë euro u janë ndarë subjekteve tjera minoritare.

Këto shifra janë publikuar në hulumtimin “Financimi i partive politike në Kosovë: Aspektet legale dhe praktikat” të realizuar nga instituti KIPRED në bashkëpunim me Fondacionin “Konard Adenauer” (KAS).

Sipas këtij hulumtimi, mënyra e financimit të partive politike nuk është e qartësuar mirë, për shkak se Ligji për Financimin e Partive Politike deri më tani është ndryshuar tri herë.

Autori i hulumtimit, Mentor Agani, ka sqaruar se hulumtimi është përqendruar edhe te transparenca e Ligjit për Financimin e Partive Politike.

“Financimi i partive politike është çështje e domosdoshme për funksionimin e sistemit demokratik. Ne jemi përqendruar në atë se si u bë ky rregullim ligjor. Kosova e ka legjislacionin për financim partiak. Por jemi përqendruar në Ligjin për Financimin e Partive Politike që është ndryshuar dy herë”, ka deklaruar Agani, duke thënë se ligji si i tillë mundëson manipulime./ Zëri.info