Miliona fëmijë në botë të pavaksinuar NULL NULL 25.04.2019 16:30 25.04.2019 16:30 Miliona fëmijë në mbarë botën nuk janë vaksinuar kundër fruthit, përderisa shkrimet dhe postimet nëpër rrjetet sociale anti-vaksinim janë në rritje. Një rritje në shpërthimet e fruthit në mbarë botën po ushqehet nga rënia e normave të vaksinimit, paralajmëroi Unicef. Rreth 527,000 fëmijë në Britani të Madhe nuk u vaksinuan gjatë viteve 2010 dhe 2017 dhe përhapja e lajmeve të rreme lidhur me ndikimet e vaksinës është për t’u fajësuar. Mbretëria e Bashkuar vjen e treta në një renditje globale që tregon numrin e fëmijëve të pavaksinuar në vendet me të ardhura të larta. SHBA-ja kryesoi tabelat, me 2.593.000 të rinj që nuk morën dozën e parë të fruthit gjatë periudhës tetëvjeçare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 19 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 19 orë më parë