10:09, 20 Maj 2019

Studentët në prag të diplomimit në Morehouse College patën një surprizë të dielën kur miliarderi Robert F. Smith njoftoi gjatë fjalimit të tij se do të paguante borxhin e kredisë studentore për klasën që po diplomonte në këtë kolegj.

“Në emër të tetë brezave të familjes sime që kanë qenë në këtë vend, ne do të vendosim pak karburant në autobusin tuaj”, u tha ai të sapodiplomuarve në Atlanta përpara se familja e tij të krijonte një grant për të paguar kreditë studentore.

Njoftimi u prit me ovacione dhe me këngët e “MVP!” – term që përdoret për lojtarët më të vlefshëm të ndeshjes.

“Unë dua që klasa ime t’i shikojë këta (alumni) – këta vëllezër të bukur të Morehouse – dhe të sigurohemi që çdo klasë të ketë të njëjtën mundësi për të shkuar përpara, sepse ne jemi të mjaftueshëm për t’u kujdesur për bashkësinë tonë”.

Shuma totale e mbuluar për 396 studentë arrin në 40 milionë dollarë, tha Presidenti i Morehouse David A. Thomas.

Ai e quajti gjestin e Smith-it “një dhuratë çlirimi”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë