10:40, 22 Shtator 2019

Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Raportohet se këngëtarja 26 vjeçare dhe 31 vjeçarja, nuk janë më në një lidhje romantike, njofton People, transmeton Klan Kosova.

“Miley dhe Kaitlyn u ndanë”, ka thënë një burim.

“Ato kanë qenë mike gjithmonë dhe janë aty për njëra-tjetrën”, shtoi burimi por ato thjesht nuk janë në një marrëdhënie romantike.

Miley dhe Kaitlynn nisën lidhjen në gusht kur edhe u panë duke u puthur ndërsa ishin me pushime në Itali.

Jo shumë kohë më parë, Miley njoftoi se ajo dhe Liam Hemsworth ishin ndarë pas tetë muaj martesë.

Në fillim të kësaj vere, u zbulua se Kaitlynn dhe burri Brody Jenner ishin ndarë dhe se martesa e tyre nuk ishte kurrë ligjore.

Konkurs Pune

Lexo më shumë