Miley Cyrus mbështetet nga Madonna NULL NULL 23.08.2019 14:00 23.08.2019 14:00 Këngëtarja njohur, Miley Cyrus, është ndarë pas shtatë muajve martesë nga aktori Liam Hemsworth. Menjëherë pas ndarjes këngëtarja është në lidhje Kaitlynn Carter, për këtë lidhje ajo u akuzua shumë nga njerëzit duke i thënë se ajo e ka tradhtuar Liam. Pas të gjitha komenteve Miley reagoi me një postim të gjatë në Twitter, ku ka thënë se ajo nuk e ka tradhtuar Liam dhe se kjo nuk ka qenë arsyeja e ndarjes së tyre, transmeton Klan Kosova. Këngëtarja Madonna, i doli në mbrojtje Cyrus, duke i komentuar në Twitter. “’Faleminderit Zotit! Ti je një njeri! Një grua që ka jetuar. Nuk ka nevojë të kërkojë falje !!”,ka shkruar Madonna. Miley Cyrus: Kam bërë gabime por nuk e tradhtova Liam *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.