Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Miley Cyrus: Kam bërë gabime por nuk e tradhtova Liam

NULL NULL
22.08.2019 23:15

Miley Cyrus thotë se ajo kurrë nuk etradhëtoi Liam Hemsworth dhe se nuk e shkatërroi martesën e tyre … dhe thotë se ajo nuk ka asgjë për të fshehur.

Miley postoi në Twitter duke thënë se ajo kishte pranuar një jetë të qënit të hapur me të gjithë. Por ajo nuk pranon të etiketohet një gënjeshtare dhe mashtruese dhe të fajësohet për “një krim që nuk kam kryer”.

Ky “krim”, natyrisht, ka të bëjë me lidhjen e saj me Kaitlynn Carter ndërsa ende ishte e martuar me Liam.

“Unë nuk dua të pranoj se martesa ime mbaroi për shkak të tradhëtisë”.

“Liam dhe unë kemi qenë së bashku për një dekadë. Unë e kam thënë atë më parë dhe mbetet e vërtetë, unë e dua Liamin dhe do ta dua gjithmonë”.

Postimi i gjatë i Miley përfshin gjithashtu një listë të gabimeve dhe një pranim të tradhtisë … kur ajo ishte më e re.

Por, thelbi i saj është – përkundër asaj që të gjithë mendojnë – tradhtia e saj nuk ishte arsyeja e ndarjes së saj me Hemsworth … dhe ajo është rritur dhe mori një vendim për ta lënë atë jetë prapa.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.