11:00, 29 Janar 2020

13 muaj pasi thanë “Po”, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë zyrtarisht të divorcuar.

TMZ ka raportuar se gjykata e ka vërtetuar marrëveshjen për divorc që tashmë ish-çifti e kishte dorëzuar në muajin dhjetor të vitit 2019. Si pjesë e kësaj marrëveshje, Cyrus do t’i mbajë kafshët e tyre.

Procedura e divorcit ishte e thjeshtë për Cyrus dhe Hemsworth, pasi ata nuk kishin fëmijë dhe po ashtu kishin nënshkruar një marrëveshje paramartesore.

Çifti, pas disa viteve herë në lidhje e herë jo, janë martuar në muajin dhjetor të vitit 2018. Më pas, në muajin gusht të vitit 2019 ata kishin njoftuar se janë ndarë – vetëm pas tetë muajsh martesë.

Më 21 gusht, Hemsworth kishte aplikuar për divorc.

“Kjo ndarje nuk i ka befasuar njerëzit që i njohin ata. Pasi ata u ribashkuan, pothuajse të gjithë menduan se ishin çifti ideal, por ata kishin akoma shumë probleme. Ata nuk i donin më gjërat e njëjta dhe thjesht lidhja e tyre e dashurisë nuk po funksionte më”, kishte thënë një burim për revistën People atë herë.

Pas ndarjes, këngëtarja ka qenë në lidhje të shkurtër dashurie me yllin e “The Hills” Kaitlynn Carter, ndërsa nga muaji tetor është në lidhje me Cody Simpson.

Në ndërkohë, aktori Australian ka qenë në lidhje me modelen australiane Gabriella Brooks.

Konkurs Pune

Lexo më shumë