Lajmet e fundit

Milani ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionatin italian, duke mposhtur 2-0 Venezian në San Siro.
Milani krijoi disa mundësi shënimi, por loja ishte dukshëm më larg nivelit të treguar në fitoren ndaj Torinos në javën e parë, transmeton Klankosova.tv.
Venezia pati gjithashtu mundësitë e saj dhe, me pak më shumë fat në finalizim, mund të kishte shënuar të paktën dy gola.
Gonçalo Ramos shënoi në debutimin e tij me fanellën e Milanit, ndërsa goli i dytë erdhi në fund, kur Tedouane Halhal shënoi autogol pas goditjes së Ardon Jasharit.
Në këtë sfidë pati minuta edhe për sulmuesin kosovar Albion Rrahmani, i cili u aktivizua për rreth 10 minuta.
Milan merr tri pikët dhe mbetet me bilanc perfekt pas dy xhirove.