Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Milani s’fiton sërish, barazon me Atalantan

NULL NULL
25.02.2024 22:52
Milan vs Atelanta

Milani dhe Atalanta kanë barazuar me rezultat 1-1, në kuadër të xhiros së 26-të në Serie A.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Rafael Leaos në minutën e 3’.

Atalanta u kthye në lojë duke e barazuar rezultatin me anë të Teun Koopmeiners, i cili shënoi nga penaltia në minutën e 42’.

Pjesa e dytë nuk prodhoi më gola ani se kuqezinjtë rrezikuan disa herë portën e mysafirëve.

Por në fund ndeshja u mbyll 1-1.

Milani pas 26 xhirove renditet në vendin e tretë me 53 pikë, teksa Atalanta në pozitën e pestë me 46 sosh.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.