Milani rikthehet te fitoret ndaj Genovas (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Milani rikthehet te fitoret ndaj Genovas (VIDEO)

NULL NULL
01/12/2021

Milani e ka mposhtur me rezultat 3-0 Genovan, në kuadër të javës së 15-të në Serie A.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Zlatan Ibrahimoviq, në minutën e nëntë, teksa e ka dyfishuar më pas Junior Messias, në minutën e 45-të.

Në pjesën e dytë, Messias e shënoi edhe golin e tretë në ndeshje dhe të dytin personal, me të cilin rezultat edhe përfundoi ndeshja.

Milani, pas fitores, rikthehet në vendin e dytë, me 36 pikë, pas 15 ndeshjeve, ndërsa Genova mbetet në pozitën e 18-të me 10 pikë. /Klankosova.tv/