Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Milani nuk shkon më shumë se një barazim në “San Siro” ndaj Cagliarit

NULL NULL
11.01.2025 22:50

Pas triumfit sensacional në finalen Superkupës ndaj Interit, ku u kthye nga disavantazhi prej dy golave, duke e fituar atë ndeshje, Milani zhgënjen sërish në Serie A.

“Rossonerët” nuk kanë arritur ta mposhtin Cagliarin e vendit të 18-të, të cilë në pesë ballafaqimet e fundit para kësaj përballje, kishin humbur katër sosh, njofton Klankosova.tv.

Avantazhi që 19 herë kampionëve të Italisë ia dha Alvaro Moratta në minutën e 51, nuk zgjati më shumë se katër minuta, pasi mysafirët barazuan menjëherë me anë të Nadir Zortea.

Pavarësisht dominimit në thuajse krejt takimin, “Kuq e Zinjtë” nuk mundën t’i marrim 3 pikë.

Milani mbetet në vendin e tetë me 28 pikë, kurse Cagliari nuk ndryshon pozicion, raporton Klankosova.tv.

Nesër zhvillohen katër duele të tjera.

Dita nis me Genoa – Parma që fillon nga ora 12:30 dhe transmetohet në kanalin Sport 1 të platformës Art Motion!

Kampionati italian i futbollit “Serie A” transmetohet ekskluzivisht në platformën Art Motion

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.