Milani nuk po ka hesap me u përballë me Interin - veç terr në 2023 - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Milani nuk po ka hesap me u përballë me Interin – veç terr në 2023

NULL NULL
17.05.2023 00:50

Milani ka dështuar të fitojë kundër Interit në katër takime në vitin 2023 – ecuria më e keqe në histori të klubit. Pa harruar që nuk ka shënuar në asnjërën prej këtyre ballafaqimeve.

Interi fillimisht shënoi fitoren e parë të këtij viti ndaj Milanit në Superkupë, duke e mposhtur me rezultat 3-0.

Fitorja e dytë erdhi në shkurt në kuadër të kampionatit italian. Interi triumfoi me rezultat minimal 1-0.

Si rrallëherë, Interi do të përballej edhe dy herë të tjera me Milanin në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, ligës kryesore evropiane. Edhe këtu si në dy herët e tjera, Milani pësoi humbje nga Interi. Në takimin e parë me dy gola, e në të dytin të martën me një të tillë.

Kjo është ecuria më e keqe e Milanit në derbi ndaj Interit, pasi që nuk realizoi as edhe një gol.

May be an image of 2 people, people playing American football, people playing football, crowd and text

Milani e mposhti njëherë Interin me rezultat 3-2, në fillim të sezonit, por më nuk u pa.

Interi derbin e fundit e shijoi më së shumti, pasi ishte për të rrugëtuar drejt finales së madhe të Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet ne Stamboll të Turqisë, më 10 qershor.

Kjo është hera e gjashtë që do të jetë në finale – tri herë prej tyre ka arritur të triumfojë. Atje do ta pres fituesin e ndeshjes Manchester City – Real Madrid, sfidë që zhvillohet nesë zhvillohet nesër, me fillim nga ora 21:00.

Ndërkohë, Milani pas dështimit në Kupën e Italisë, Superkupë, gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, rrezikon edhe të kualifikohet në fazën e grupeve për edicionin e ardhshëm, pasi aktualisht është në pozitën e pestë që dërgon për në Ligën e Evropës. /Klankosova.tv.