Milani mposht Lazion dhe kthehet në top katërshe - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Milani mposht Lazion dhe kthehet në top katërshe

NULL NULL
06.05.2023 16:55

Milani ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Lazios, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 34-të në Serie A.

Golin e parë e realizoi Ismael Bennacer, në minutën e 17’. Ndërsa golin e dytë e shënoi Theo Hernandez, i cili i vetëm dribloi të gjithë dhe në fund gjeti cakun.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ani se mysafirët tentuan disa herë.

Në pjesën e dytë, Milani e menaxhoi lojën dhe në fund ndeshja përfundoi me rezultatin final 2-0.

Milani pas fitores kthehet në vendin e katërt me 61 pikë, pas 34 ndeshjeve, teksa Laizo renditet në pozitën e dytë me 64 sosh. /Klankosova.tv.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.