Milani me epërsi të dyfishtë në pjesën e parë ndaj Empolit të Ismajlit NULL NULL 30.11.2024 19:06 30.11.2024 19:06 Alvaro Morata duke festuar golin e epërsisë ndaj Empolit Alvaro Morata dhe Tijjani Reijnders kanë shënuar dy gola për Milanin në pjesën e parë kundër Empolit. Skuadra e Ardian Ismajlit nuk mundi t’u bëjë ballë “Rossonerëve” në 45 minutat e para të kësaj përballje. Me avantazh të dyfishtë, skuadra milaneze e qetë shkoi në pushimin mes dy pjesëve, raporton Klankosova.tv. Pavarësisht rezultatit, reprezentuesi i Shqipërisë po zhvillon një ndeshje kompakte, duke u kuotuar edhe prej më të mirëve deri tani në fushë. Nëse nuk ndodh ndonjë befasi në fraksionin e dytë, Milan do t’i ketë 22 pikë, shtatë më pak se Napoli i vendit të parë në Serie A. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Suedia injoron Kosovën, trajneri i tyre bën llogaritë vetëm me Zvicren e Slloveninë 24 orë më parë