Milani dominon por barazon me Newcastlen NULL NULL 19.09.2023 20:43 19.09.2023 20:43 Milani ka barazuar pa gola me Newcastle United, në kuadër të Ligës së Kampionëve. Kuqezinjtë e dominuan takimin nga fillimi deri në fund duke krijuar raste pafund, por që mungonte konkretizimi nga ana e lojtarëve të Milanit. Newcastle mundësinë më të mirë në ndeshje e pati në minutën e 94′, por që portieri i Milanit, Sportiello, bëri një super intervenim. Kështu Milani dhe Newcastle United pas një xhiro kanë nga një pikë në Grupin F. Në këtë grup sot do të ballafaqohet edhe Borussia Dortmundi me Paris Saint-Germainin. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.