Milan Skriniar nënshkruan me PSG-në NULL NULL 28.01.2023 22:15 28.01.2023 22:15 E ardhmja e mbrojtësit Milan Skriniar është e vulosur, – ai nuk do ta rinovojë kontratën e tij me Interin e cila skadon më 30 qershor të këtij viti dhe do të bëhet një lojtar i ri i Paris Saint-Germain . Skriniar ka nënshkruar tashmë me kampionët francezë, e vetmja variabël ende në diskutim ka të bëjë me të cilën ai do të kalojë te PSG – gjatë afatit kalimtar të janarit apo të verës. Në këto orë, Paris Saint-Germain i ka paraqitur një ofertë prej 10 milionë euro Interit për ta trasnferuar këtë afat kalimtar, por klubi italian e ka refuzuar duke e konsideruar shumë të ulët. Sipas gazetarit italian Gianluca di Marzio, Interi po kërkon 20 milionë euro për ta lënë të lirë sllovakun këtë afat, transmeton Klankosova.tv. Në ditët e fundit të merkatos së dimrit, Interi po vlerëson disa profile mbrojtësish që mund ta zëvendësojnë Skriniar nëse sllovaku largohej menjëherë. Njëri prej tyre është Tiago Djalo , portugez i lindur në vitin 2000 nga Lille; megjithatë, francezët nuk janë të gatshëm ta lënë atë të largohet në këtë kohë. Një tjetër emër i vlerësuar nga drejtuesit e Interit është ai i suedezit Victor Lindelof , i cili është te Manchester United që nga viti 2017; në këtë rast problemi ka të bëjë me formulën, duke qenë se Interi do ta merrte në huazim por anglezët nuk e marrin në konsideratë këtë zgjidhje. Nga ana tjetër, Chris Smalling nuk është pjesë e skuadrës, por për një pyetje taktike: lojtari i Romës luan në qendër të mbrojtjes me tre lojtarë, ndërsa Skriniar në të djathtë, prandaj anglezi nuk do të ishte i duhuri zëvendësues. Prandaj, Interi po vazhdon të shikojë mbrojtës të tjerë të lirë në treg. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll City e pret Interin në “Etihadin” që s’njeh për humbje në Champions që nga 2018-ta 5 orë më parë