Lajmet e fundit

Rafael Leao nuk është më lojtar i Milanit, klubi italian ka konfirmuar zyrtarisht të dielën transferimin e sulmuesit portugez te Galatasaray.
Sipas njoftimit të Milanit, marrëveshja është përfundimtare, duke i dhënë fund aventurës shtatëvjeçare të Leaos në “San Siro”, transmeton Klankosova.tv.
Seven years together and so many moments we’ll never forget 🏄♂️
— AC Milan (@acmilan) August 30, 2026
Thank you for everything, Rafa ❤️🖤
🔗 https://t.co/PRNlQjk4C7 pic.twitter.com/qCRf30trI8
Gjatë kësaj periudhe, 27-vjeçari fitoi titullin e Serie A në sezonin 2021/22 dhe Superkupën e Italisë në vitin 2024.
Për transferimin e tij, Galatasaray do t’i paguajë Milanit 43 milionë euro, ndërsa shuma mund të rritet edhe për 2 milionë euro përmes bonuseve.
Milani ka ruajtur gjithashtu 20 për qind të fitimit nga një shitje e ardhshme e portugezit.
Kuqezinjtë e kanë falënderuar Leaon për kontributin e dhënë gjatë viteve të tij në klub, ndërsa ai tani nis një kapitull të ri në karrierë te Galatasaray.