Milan merr dy fitore radhazi, pas Parmas e mposht edhe Bolognan NULL NULL 08.12.2019 22:55 08.12.2019 22:55 Milan ka rrëmbyer pikët e plota duke e mposhtur 3-2 Bolognan. Me këtë fitore, Milan është ngjitur në pozitën e 10 me 20 pikë. Pas fitores kundër Parmës, Milani i Stefano Piolit, në “Renato Dall’Ara”, ka marrë të tjera pikë të plota në Serie A. Kuqezinjtë e kanë mposhtur 3-2 në udhëtim Bolognan, në një ndeshje ku protagonist ishte Theo Hernandez i blerë nga Real Madridi, shënoi dy gola, një për Milanin dhe një për Bolognan, pasi aksidentalisht e dërgoi topin në portën e tij, derisa shkaktoi edhe penallti në minutën e 84-të. Piatek zhbllokoi gjithçka, në minutën e 15-të nga penalltia. Theo Hernandez shënoi për 2-0 në minutën e 32-të, derisa në atë të 40-të aksidentalisht e dërgoi topin në portën e tij për 2-1. Me të filluar pjesa e dytë, Giacomo Bonaventura shënoi gol të bukur në minutën e 46-të për 3-1. Ndeshja u bë e rrezikshme në minutën e 84-të, kur Nicola Sansone shënoi për 3-2 nga pika e bardhë, e shkaktuar nga Theo. Sido që të jetë, deri në minutën e 95-të, me ato shtesë, Milani ia doli të mbahet dhe arriti të marrë tri pikë të arta që e ngjitin në pozitën e 10 me 20 pikë të grumbulluara. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.