Milan fiton ndaj Comos me përmbysje të rezultatit NULL NULL 14.01.2025 21:21 14.01.2025 21:21 Milani e ka arritur një fitore të madhe ndaj Comos si mysafir me rezultat 2:1 në kuadër të javës së 20-të Serie A. Pjesa e parë e loijës nuk është se solli shumë, për të dyja ekipet. Në fillimin e pjesës së parë, Como gjeti golin me Assane Diao i cili mposhti Mike Maignan për 1:0. Milani shtoi presionin dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 71-të, kur Theo Hernandez shënoi për 1:1. Pas vetëm pesë minutash, kuqezinjtë arritën të marrin epërsinë, me Rafael Leaon që shënoi gol të bukur për 2:1. Deri në fund nuk kishte më gola dhe Milani mori një fitore të rëndësishme që e dërgon në vendin e shtatë me 31 pikë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.