Milan e “përmbys” “Zonjën e vjetër” (VIDEO) NULL NULL 08.07.2020 00:01 08.07.2020 00:01 Milani ka shënuar fitore të madhe në “San Siro” në sfidën ndaj Juventusit. Rosonerët mposhtën Zonjën e Vjetër me rezultat 4-2 në një ndeshje shumë të bukur sidomos në pjesën e dytë. Juve ia filloi mirë pjesës së dytë duke shënuar dy gola të shpejtë. Fillimisht Rabiot në minutën e 47-të e më pas edhe Ronaldo në minutën e 53-të krijuan epërsi të dyfishtë. Por Milani bëri përmbysjen e çmendur duke rikthyer rezultatin për pesë minuta. Ibrahimovic nga penalltia në minutën e 62-të, Kessie në minutën e 66-të dhe Leao në minutën e 67-të përmbysen rezultatin. Golin e përfundimtar për rosonerët e shënoi Rebic në minutën e 80-të të ndeshjes. Kjo është fitorja e parë e Milanit pas 14 ndeshjesh përball Juventusit. Juventus mbetet në vendin e parë me 75 pikë derisa Milani në vendin e pestë me 49 pikë por 14 më pak se Atalanta në vendin e katërt. https://www.youtube.com/watch?v=Gwy79UeKPZA *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.