Milan do Ranocchian NULL NULL 03/10/2015 03/10/2015 Skuadra nga San Siro është duke u munduar me çdo kusht ta transferojë qendërmbrojtësin e rivalit nga i njëjti qytet. Milan është duke synuar blerjen e Andrea Ranocchias. Skuadra e udhëhequr nga Sinisa Mihajloviq ka çaluar në fazën e mbrojtjes, ndaj ka shtuar përpjekjet për ta transferuar qendërmbrojtësin. Median italiane raportojnë se për këtë qëllim janë angazhuar dhe po angazhohen zyrtarë të lartë të klubit. Ranocchia e ka humbur pozitën e titullarit pas ardhjes së Mirandas dhe Murillos, prandaj një lëvizje e tillë edhe mund të ndodhë.