11:38, 15 Korrik 2020

Milan përmes një komunikate ka bërë të ditur që ka kompletuar transferimin e Simon Kjaer.

Kjaer ishte pjesë e Milanit këtë sezon si i huazuar nga Sevilla, por klubi italian është ndarë i kënaqur me paraqitjet e tij dhe ka vendosur ta blejë.

Danezi ka nënshkruar kontratë me Milanin deri në vitin 2022 dhe i ka kushtuar klubit italian 3.5 milionë euro.

Ai ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Milanit këtë sezon.

Konkurs Pune

Lexo më shumë