Milaim Zeka për koalicionet e partive: Po ndodhë prostitucion politik

Milaim Zeka për koalicionet e partive: Po ndodhë prostitucion politik

NULL NULL
2 years më parë

Kryetari i Partisë Euro-Atlantike të Kosovës, Milaim Zeka, e ka quajtur ”prostitucion politik” mënyrën se si liderët e subjekteve partiake po bëjnë koalicionet në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Milaim Zeka në Info Magazine të Klan Kosovës, komentoi edhe deklaratat e Shpend Ahemtit se ”krahu i luftës duhet të shkojë në pension”, duke thënë se nëse duhet ndodhur një gjë e tillë, i pari që duhet të ikë nga politika është Ramush Haradinaj.

”Sot ka pasur aderim nga Zelanda e Re mbesa e të madhit Masar Krasniqit. Janë koalicione aq hipokrite, biseda aq të pafytyra”.

”Nëse shkojnë njerëzit e luftës në pension, i pari prej tyre është Ramush Haradinaj. Ne nuk ka futur Millosheviqi dhunshëm, jemi në këtë liri të brishtë që e kemi, duhet të flasim natyrshëm për koalicionet”.

”Me të hyrë në Parlament, së pari e kam goditur në kokë Nismën, pastaj i kam rënë PDK-së e AAK-së që e kanë rrjepë Post Telekomin e Kosovës. Albin Kurti e ka gjuajtur me molotov shtëpinë e Isa Mustafës, e ka quajtur Isa Mustafën ‘’Argat të Serbisë’’. Unë mund të gjuaj dikë me vezë, por kur e gjuaj dikë me sprej, aty ka diçka personale”.

”Çka do të kishte menduar opinioni sikur unë të kisha hy në koalicion me Frashër Krasniqin? Kështu janë duke bërë, njerëzit që janë sha, janë rrah mes vete, që e kanë quajt njëri-tjetrin haraqexhinj, kriminelë?”.

”A mendon se unë kisha mund të shkojë në koalicion me të madhin Ramiz Lladrovcin? Ky është prostitucion politik. Çfarë fytyre kanë Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj, kur kanë shkuar në koalicion me AKR-në kur e kanë quajtur Behgjet Pacollin, rus”.

”Unë me njeriun që e kaloi kufirin e fyerjes, me të nuk bëjë koalicion. Kosova është tepër e vogël, kam dalur në çdo lagje, pa truproje. Deri më sot s’do të të telefonojë ty dikush që thotë se Milaim Zeka i ka dikujt borxh. Kurrë nuk kam bërë asnjë shpenzim me buxhet të Kuvendit të Kosovës”.

”Për mua paraja publike, ka qenë dhe do të mbetet e shenjtë deri në vdekje. E vetmja parti që do t’i heq targat e makinave Z, jemi ne. Kam qenë me ta gjithnjë kritik. Kush e bëri komisionin për hetimin ne Post Telekomin e Kosovës? Unë. Rezultatet janë kolosale, kemi zbuluar të gjitha skandalet e menaxhmentit”.

”Ky hetim ka ndikim sepse do të vazhdohet me këtë punë, dhe do të lind ndonjë prokuror i këtij vendi që do të ketë guxim menjëmend t’i arrestojë njerëzit që kanë vjedhur paranë publike”.

Zeka po ashtu foli edhe për kandidimin e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit për postin e kryeministrit të Kosoëvs, ndërsa tha se nuk e pengojnë asnjëri po të futen në krye të qeverisë.

”Për mua 60 deputetë me i fitu PEK në Parlament, nuk e kisha diskutuar çështjen e kryeministrit, ja kisha dhënë kujtdo me një kusht, me qëllim që programin tim mos me ma shkelë”.

”Në mënyrë absolute, as Vjosa as Albini, s’më pengojnë të jenë kryeministër i Kosovës. Kam shumë raporte private, të afërta, me Vjosa Osmanin. Ajo është shumë komunikative, e sa e ka fuqinë është tjetër punë”.

”Ki me pa kur të fillon lufta brenda përbrenda partisë, edhe hajnitë e votave më të mëdha bëhen përbrenda. Nuk e dijnë fuqinë e Vjosa Osmanit si lidere. Unë  enjoh si një grua intelektuale, të guximshme, por cka bënë ajo si kryeministre unë nuk e di. Të dy janë opsione të pranueshme për mua. Do të ishte fat që afër tyre me idetë e programit tim të jem edhe unë pjesë e qeverisë së ardhshme”.

”Si mund unë të ofrohem me Albin Kurtin, kur ai është kundër heqjes së taksës. Unë jam pro heqjes taksës, me sy mbyllë sepse e kanë kërkuar edhe nga Bashkimi Europian. Cdo kush që thotë se nuk do hiqet taksa është rrenci më i madh në politikë. Dialogu me Serbinë, do të jetë sfida më e madhe e qeverisë së ardhshme, por sfidë mbi të gjitha është ikja masive e të rinjve nga Kosova”.

”Unë premtoj që do t’ua bëjë qytetarëve të Kosovës, spitalin më modern dhe kjo do të bëhet vetëm duke mos vjedhur paranë publike. Uran Ismaili gjithë ditën pren shirita repart më repart dhe e din që shëndetësia është në gjendje më katastrofale. Pse ikin njerëzit nga Kosova? Vetëm për shkak të sigurimeve shëndetësore”.