Mikullovci: Po e lëshoj perden dhe po i fiku dritat – Teatri jonë Leze, u mbyll NULL NULL 26.03.2020 10:37 26.03.2020 10:37 Aktori i njohur Adem Mikullovci ka bërë një dedikim shumë emocional për miken e tij Leze Qena e cila ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme. Mikullovci, që ka luajtur shumë role përkrah Qenës, ka kujtuar takimin e fundit që ka pasë me të. Ai tha se mes të qeshurave kanë folur se kush nga ata të dy do t’i bashkohet i pari aktorit tjetër të njohur dhe bashkëshortit të Lezes, Xhevat Qenës – që ka ndërruar jetë vite më parë. “Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….Teatri i jonë Leze-u mbyll”, ka shkruar Mikullovci në shkrimin e tij shumë prekës. Postimi i plotë i Adem Mikullovcit në Facebook: ELIZABETE- Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashk herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Une thash:”Leze unë do të shkoj para teje”…Ti ma kape veshin dhe më bêrtite:”Përkundrazi unë shkoj para teje,mua më ka grua e ty vetëm shok”.. Dhe ja ! Ashtu edhe ndodhi Elizabett.. Mua më latë të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju. Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat…. Teatri i jonë Leze -u mbyll. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 3 minuta më parë
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 2 orë më parë