Miku rumun i Serbisë - pro pavarësisë së Kosovës - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Miku rumun i Serbisë – pro pavarësisë së Kosovës

NULL NULL
02/06/2015

Shefi i ri i grupit joformal “Miqtë e Serbisë” në Parlamentin Evropian, Emilian Pavel, ka thënë se shteti i tij, Rumania, duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Kjo për shkak se Bukureshti duhet ta përshtatë politikën e vetë me atë të vendeve anëtare të BE-së.

Në një intervistë për Danas, të cilën e përcjell Klan Kosova, Pavel ka thënë se shteti i tij duhet të zbatojë rezolutën e Parlamentit Evropian të vitit 2013, e cila i thërret të gjitha vendet anëtare të BE-së ta pranojnë Kosovën.

Ai ka folur edhe për të ardhmen e Serbisë dhe ka thënë se tashmë është e qartë që ky shtet është përcaktuar për një të ardhme në Bashkimin Europian.

Pavel është eurodeputet nga radhët e Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve të Rumanisë.

 

emilian-pavel-2