Miku i Pacollit, kryetar në Keni, e kishte vizituar Prekazin (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Miku i Pacollit, kryetar në Keni, e kishte vizituar Prekazin (VIDEO)

NULL NULL
nga Iliri Pireva 16/08/2022

Kenianët  kremtuan  zgjedhjen e presidentit të ri.

Por fitores së Willam Rutos i cili mori 50.19 për qind përballë kundërkandidates së tij, Raila Odinga ju gëzua edhe dikush në Kosovë.

Është Behgjet Pacolli ai që njoftoi përmes rrjetit social Facebook se miku i tij i mirë, tashmë ka pozitën më të lartë të Kenias, njofton Klan Kosova.

“Sot e thirra mikun tim Presidentin Ruto për ta uruar dhe për t’i shprehur urimet e mia më të mira dhe për të punuar së bashku për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Kenies”, shkroi Pacolli.

Lidhjen e ngushtë me presidentin e ri kenian Pacolli e dëshmoi edhe me fotografi kur e kishte pritur Ruson për vizitë në Kosovë

Madje presidenti i AKR-se e kishte dërguar  atë  për homazhe në kompleksin memorial në Prekaz.

Por kjo afërsi e Pacollit me presidentin e ri të Kenias nuk dihet nëse do i sjellë Kosovës edhe një njohje të re nga vendi afrikan.

Ndryshe Ruto njihet si njeriu që tronditi politikën duke u bërë thirrje kenianëve të luftojnë në kushte ekonomike dhe jo në ato tradicionale etnike.