23:30, 27 Maj 2020

Situata me koronavirus në Kosovë është e menaxhueshme.

Kështu është shprehur mikrobiologu Lul Raka, i cili ka thënë se në aspektin epidemiologjik situata është brenda parametrave të parashikuar.

“Rastet prej 4 majit janë të menaxhueshme. Lirimi i masave është i pritshëm në situatën aktuale epidemiologjike dhe është kontribut i rikthimit të jetës ekonomike dhe sociale”, është shprehur Raka.

Në Edicionin Special në Klan Kosova, Raka ka theksuar se reale është edhe rinisja e procesit mësimor.

“Besoj se shumë shpejt do ta kemi edhe çështjen e kthimit të nxënësve në shkolla. Besoj që edhe në këtë fushë do të ketë lëvizje pozitive. Kjo nuk do të thotë në kthim në normalitet të plotë. Qytetarët duhet të kenë kujdes. Të mbahet distanca dhe maska në vende të mbipopulluara. Duhet të shmanget qëndrimi në vende të mbyllura”.

“Procesi qysh ka qenë më 12 mars nuk mund të kthehet, por tashmë ka përgatitje që të kthehet pjesërisht mësimi dhe fëmijët të kthehen në shkolla”.

Raka ka thënë se grumbullimet duhet të evitohen maksimalisht të cilësdo natyrë qofshin ato.

Mikrobiologu Raka: Besoj se nxënësit shumë shpejt do të kthehen në shkolla

Mikrobiologu Raka: Besoj se nxënësit shumë shpejt do të kthehen në shkolla

Publiée par Klan Kosova sur Mercredi 27 mai 2020

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë