Mike Tyson thotë se ia pa hajrin helmit të bretkosës NULL NULL 18.11.2021 14:10 18.11.2021 14:10 Legjenda e boksit Mike Tyson, ka treguar sekretin e rigjallërimit të tij. Tyson në një intervistë tha se ka pirë helmin e një bretkose. Kampioni i peshave të rënda theksoi që kjo e ka ndihmuar atë të bëhet më i përqendruar e më kreativ. “Tani jam më krijues e i përqendruar si sipërmarrës dhe sekreti është që kam pirë helmin e “bufo alvarius”, një lloj bretkose që rritet në Meksikë. E kam provuar katër vite më parë për sfidë dhe pas udhëtimit të parë kam qenë si i vdekur. Bretkosa më mësoi se nuk do të jem këtu përgjithmonë, pasi të gjithë kemi një datë skadence. Kundërshtari më i madh i vetes time, isha unë, pasi kisha vetëbesim shumë të ulët, por helmi i bretkosës më ndihmoi të heq egon dhe njerëzit e shohin si kam ndryshuar që atëherë”. Ai theksoi se e ka pirë plot 53 herë helmin e bretkosës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.