MIK Festival javën e ardhshme në Korçë NULL NULL 02.07.2025 11:43 02.07.2025 11:43 Aktiviteti artistik MIK Festival, i drejtuar nga sopranoja e mirënjohur Inva Mula, vjen në edicionin e tij të 8-të nga data 10-13 korrik 2025, me një kalendar të pasur artistik, me pjesëmarrjen e artistëve të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë, për të sjellë 4 ditë fantastike me muzikë internacionale në mjediset më të bukura të Korçës. MIK Festival do të zhvillohet në vende të ndryshme: ai do të zhvendoset nga Hani i Pazarit, në Teatrin “Andon Zako Çajupi”, nga Drenova në Vithkuq etj. E veçanta e këtij festivali do të jetë koncerti kushtuar lirikut më të madh të vokalit shqiptar Gaqo Çako, në 90-vjetorin e lindjes. Ndërkohë, mes të ftuarve të shumtë të festivalit spikat emri i balerinit shqiptar Eno Peçi, koreograf dhe primobalerin i Teatrit të Vjenës, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Kori Siparantum përballë koreve të rangut botëror në “European Choir Games” në Danimarkë 02/07/2025