Mijëra qytetarë në tubimin festiv “Festojmë me Ju”, Limaj ua atribuon Pavarësinë ish-krerëve të shtetit NULL NULL 17.02.2023 15:40 17.02.2023 15:40 Qindra qytetarë e ish-deputetë, janë bashkuar tubimit festiv “Festojmë me Ju!”, në nderë të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Kjo tubim po konsiderohet edhe si protestë në mbrojtje të ish-krerëve të shtetit, të cilët po gjykohen në Hagë. Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për gjykimin e krerëve të UÇK-së në Hagë. Tha se të njëjtit janë duke u mbajtur padrejtësisht atje. Ai i quajti ish-krerët e shtetit si shpallës së Pavarësisë. “Sot të gjithë jemi mbledhur këtu për të nderuar dhe për të shprehur mirënjohje për shpallësit e Pavarësisë së Kosovës. Ne sot këtu bashkë e kudo shqiptarë ku janë festojmë me ata që e shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe të lirë. Festojmë me ju President i Republikës Hashim Thaçi, kryetar i Kuvendit Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit Kadri Veseli. Sot në krye me Komandantin legjendar i nderojmë të gjithë dëshmorët e kombit. Në çdo 17 shkurtë është moment i nderimit”, tha ai. /EO *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti dhe Sveçla takojnë shefin e EULEX-it, diskutohet edhe për dezinformimin dhe lajmet e rreme 07/10/2024
Kosova "Qeveria më e ndershme që e ka pasur Republika e Kosovës" - Rexhaj flet për qeverinë Kurti 07/10/2024