23:22, 1 Gusht 2020

Një turmë e madhe e njerëzve kanë protestuar sot në Berlin të Gjermanisë para Portës së Brandenburg teksa i drejtoheshin parkut Tiergarten, transmeton Klan Kosova.

Ata u mblodhën për të kundërshtuar kufizimet e qeverisë gjermanë shkaku i koronavirusit.

Policia e kritikoi marshimin e gjermanëve për shkak se nuk respektuan rekomandimet e distancimit dhe të mbajtjes së maskës.

Protestuesit që vinin nga i gjithë vendi kishin krijuar pankartat e tyre me slogane si ‘Korona, alarm fals,’ ‘Po detyrohemi të mbajmë noçka,’ ‘Mbrojtje natyrale në vend të vaksinimit’ si dhe ‘Vala e dytë jemi ne.’

Policia përdori megafonë për të nxitur pjesëmarrësit të zbatonin masat e distancimit fizik, por pa ndonjë sukses të dukshëm.

Autoritetet thane se 17,000 njerëz merrnin pjesë në marshim, ndërsa tha se ishte kujdesur për të mbajtur larg demonstruesit nga disa kundra-demonstrues që brohorisnin “Jashtë nazistët!, shkruan CNN.

Konkurs Pune

Lexo më shumë