13:30, 21 Prill 2019

Një mijë fëmijë në Brooklyn kanë marrë vaksinën MMR kundër fruthit në javë që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, njoftoi sot kryetari i bashkisë.

Javën e kaluar, kryebashkiaku Bill de Blasio urdhëroi vaksinimin e detyrueshëm të të gjithëve – fëmijë dhe të rritur – në katër zonat e Brooklyn, të prekura nga shpërthimi i mbi 329 rasteve të fruthit.

Ai tha se 3,300 fëmijë në Williamsburg – epiqendra e shpërthimit – nuk kishin marrë vaksinat.

Të premten në mëngjes, de Blasio tha se tani pothuajse një e treta e tyre janë vaksinuar.

Të tjerë, megjithatë, kanë refuzuar, duke i shtyrë zyrtarët e shëndetësisë të mbyllin pesë shkolla dhe të thërrasin tre prindër në gjykatë, ku mund të përballen me një gjobë prej 1,000 dollarë ose me burgim.

Konkurs Pune

Lexo më shumë