Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mijëra afganë në mesin e atyre që ikin nga Irani

NULL NULL
19.06.2025 20:31
Sulmet në Iran

Mijëra afganë janë në mesin e atyre personave që po ikin nga Irani.

Safiullah, një 24-vjeçar nga Kabuli i cili kishte jetuar në Isfahan për dy muajt e fundit ka thënë se ka pritur tri ditë për të marrë një biletë për t’u kthyer në Afganistan.

“Çmimet e biletave janë tre herë më të larta tani dhe shumë e vështirë për të marrë një të tillë”, është shprehur ai.

Ai gjithashtu foli edhe për vendimin e tij për t’u larguar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Kur pashë situatën, vendosa të largohem”, është shprehur tutje 24-vjeçari.

Ndërkaq, një person tjetër me emrin Mehran, 35-vjeçar i cili kishte punuar në ndërtim në Iran për shumë vite foli për largimin e njerëzve nga atje.

Ai tha se pa iranianë që përpiqeshin të largoheshin nga qytetet për në zonat rurale, duke shtuar se “çmimi i ushqimit dhe gjithçkaje tjetër ishte rritur ndjeshëm. Ishte e vështirë të gjeje bukë në furrë”.

“Punoja në tre projekte ndërtimi, të gjitha u larguan pas sulmit. Vendosa të largohesha nga vendi”, ka thënë ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.