Mihajloviq: Humbëm nga skuadra më e mirë NULL NULL 05.10.2015 09:00 05.10.2015 09:00 Trajneri i Milanit, Sinisa Mihajloviq ka komentuar humbjen katastrofale ndaj Napolit duke vënë fajet tek ekipi që e drejton dhe ka pranuar se Napoli me meritë ka fituar derbin e së dielës në Serie A. “E di që është vështirë ta them, por ne sonte humbëm nga ekipi më i mirë.” “Ishte një humbje e keqe por e merituar. Ata luajtën një ndeshje te madhe. Ata mbyllen hapësirat mire. Ne e dinim potencialin e tyre ofenziv dhe ne duheshim të limitojmë kundërsulmet e tyre.” “Është një situatë e vështirë, ne duhet të vazhdojmë të punojmë. 100% nuk është e mjaftueshme, ne duhet të japim më shumë. Ne nuk duhet të humbim besimin, duhet të përmirësohemi qe te mos bëjmë gabime që me tepër janë individuale,” ka përfunduar Mihajloviq. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll FSHF-ja konfirmon shitjen e biletave në afat rekord për ndeshjen Shqipëri-Çeki, mbi 300 mijë kërkesa ishin 5 days