Miglieta zhvillon bisedime të nivelit të lartë në Shqipëri NULL NULL 12.11.2015 12:17 12.11.2015 12:17 Komandanti i KFOR, Gjenerali Guglielmo Luigi Miglietta, ka zhvilluar bisedime të nivelit të lartë në me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë Ilirjan Mustafaraj dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneral Major Jeronim Bazo. Miglietta dhe Bazo diskutuan për zhvillimet e fundit në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë. Ata gjithashtu theksuan shqetësimet në lidhje me fluksin e migrantëve në të gjithë rajonin e Ballkanit. Miglietta poashtu shprehu vlerësimin e tij për profesionalizmin e ushtarëve shqiptarë të pozicionuar kryesisht si anëtarë të stafit të SHP të KFOR-it. Komandanti i KFOR-it takoi edhe zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Mustafaraj me të cilin ka diskutuar për kërcënimet e përgjithshme nga luftëtarët e huaj. Ata u pajtuan për rëndësinë e madhe në vazhdimin e dialogut dhe bashkëpunimit me të gjitha palët e interesuara në Ballkanin Perëndimor, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Kiks Kosova - Të bijat fajësojnë mjekët në Gjakovë dhe Rahovec për vdekjen e babait (VIDEO) 1 day