Migjen Shala-më i miri i FSK-së NULL NULL 08.05.2015 15:18 08.05.2015 15:18 Forca e Sigurisë së Kosovës e ka zgjedhur Migjen Shalën si ushtarin më të mirë të kësaj force për këtë vit. Ushtari i më i mirë i Forcës së Sigurisë së Kosovës për vitin 2015 u zgjodh Migjen Shala nga brigada Mbështetëse Operacionale. Ndërsa, vendi i dytë i takoi Besnik Nebihut, nga po e njëjta brigadë, kurse, në vendin e tretë u rendit Elvis Hasanajt, Brigada e Reagimit të Shpejtë. Kjo garë e cila tashmë është bërë tradicionale për vite me radhë në FSK ka për qëllim promovimin e shpirtit garues të ushtarëve dhe rritja e motivimit të tyre. Gara është zhvilluar brenda tri ditëve, me pjesëtarë të përzgjedhur nga të gjitha njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët u testuan në këto lëmi: navigim tokësor-gjuajtja me armë, test fizik, kalimi i pengesave në poligon, test me shkrim në njohuri të përgjithshme ushtarake, marshim në distancë të gjatë me ngarkesë etj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Kiks Kosova - Të bijat fajësojnë mjekët në Gjakovë dhe Rahovec për vdekjen e babait (VIDEO) 20/09/2023